MENU
klinika

Detaje nga aksioni i FNSH

A fshihet Ervis Martinaj në Vlorë?

18.09.2022 - 19:09

Policia e Vlorës dhe FNSH-ja kanë ushtruar kontrolle të shumta për armëmbajtje pa leje apo persona të shpallur në kërkim një natë më parë në Vlorë.

Gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj raportoi se postblloqe janë ngritur në rrugët e përdorura zakonisht nga autorët e ngjarjeve kriminale për t’u larguar si rruga Transballkanike, ajo e Kaninës (Bishti i Kalldrëmit) dhe rruga mbi spital.

Thirrja e FNSH në ndihmë të bluve të Vlorës zakonisht është indicie për prani të personave të rrezikshëm dhe të armatosur, raportoi gazetarja.

E pyetur nëse ky aksion ka lidhje me zërat se Ervis Martinaj fshihet në Vlorë, Maçaj u shpreh se kjo është një mundësi që nuk përjashtohet, por nga policia ende nuk ka asnjë konfirmim lidhur me arsyet e aksionit.

“Duke qenë se një nga vendet e përfolura ku është parë për herë të fundit Ervis Martinaj ka qenë edhe Vlora, mund të dyshojmë se bëhet fjalë edhe për diçka të tillë, por nuk kemi asnjë konfirmim zyrtrar nga policia”, raportoi gazetarja Maçaj.