MENU
klinika

Gjendja e tyre pas skandalit të tradhtisë

Adam Levine dhe bashkëshortja e tij fotografohen në publik

21.09.2022 - 11:09

Adam Levine dhe gruaja e tij, Behati Prinsloo, treguan një front të bashkuar teksa u panë së bashku për herë të parë pas skandalit të tradhtisë së këngëtarit

Në fotot e pulikuara nga Daily Mail, këngëtari dhe gruaja e tij shtatzënë u panë duke marrë dy fëmijët e tyre nga shkolla në Montecito, Kaliforni.

Levine, i cili u fotografua i buzëqeshur, kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra të zeza, ndërsa Prinsloo, kishte veshur një bluzë të bardhë ndërsa flokët i kishte mbledhur topuz.

Të dy u panë të buzëqeshur dhe krejtësisht të pashqetësuar, në fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Këngëtari i Maroon 5, u bë kryefjala e mediave rozë. Tre modele e akuzuan atë se i ndiqte dhe iu shkruante, ndërsa njër prej tyre pretendon se ka pasur “lidhje fizike” me të.

Sumner Stroh ishte e para që doli publikisht, duke i thënë Page Six se lidhja e saj e supozuar me Levine – që thuhet se zgjati “rreth një vit” – ndodhi kur ajo “mbaroi kolegjin në 2021”.

Në një video virale të TikTok, Stroh zbuloi pamjet e mesazheve të saj me këngëtarin e “She Will Be Loved”.

Në një nga mesazhet thuhej: “Është vërtet joreale se sa mbresëlënëse je. Sikur më merr mendjen.”

Trajneri i “The Voice” – i cili është i martuar me Prinsloo që nga viti 2014 – ka reaguar në lidhje me akuzat, duke mohuar lidhjen, por duke pranuar se “kapërceu kufirin”.

“Kam përdorur gjykim të dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në çdo lloj mënyre flirtuese,” shkroi Levine në një deklaratë në Instagram të martën.

“Nuk kam pasur aferë, megjithatë e kalova kufirin në një periudhë të dhimbshme të jetës sime. Në disa raste u bë e papërshtatshme. Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa proaktivë për ta korrigjuar këtë me familjen time”- shrkoi ai.

Levine – i cili ka pranuar më parë se kishte tradhtuar para martesës së tij – vazhdoi të zotohej përkushtimin e tij ndaj gruas dhe familjes së tij, duke thënë se ata janë “e vetmja gjë që më intereson në këtë botë”.

“Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Do ta kalojmë dhe do ta kalojmë së bashku”, përfundoi ai.

Prinsloo – e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë – ende nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat, por thuhet se është “shumë e mërzitur”.

Jo shumë kohë pas deklaratës, dy modele të tjera ndanë eksperiencat e tyre me këngëtarin e “Girls Like You”. E para që u shfaq nga të dy ishte një grua e quajtur Alyson Rosef, e cila ndau në TikTok më shumë mesazhe të supozuara nga Levine.

Një nga ekranet e TikToks kishte tekste të dukshme nga këngëtari që thonin, “Unë nuk duhet të flas me ju, ju e dini [këtë] apo jo?”

Gruaja e dytë – komediania Maryka – gjithashtu ndau disa nga DM-të e saj të supozuara me Levine, duke filluar me mesazhin e tij të supozuar për të që thoshte: “Tani jam i fiksuar pas teje”.

“Nuk je si i martuar,” u përgjigj Maryka, të cilës Levine supozohet se u përgjigj: “Po, por është pak e ndërlikuar. Gjërat bëhen të vështira. Mund të iki.”

Maryka postoi gjithashtu një video selfie që dyshohet se e mori nga Levine, duke e treguar atë duke thënë: “Unë jam budalla”, të cilës ajo iu përgjigj me “PO.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bazuar nga rrëfimet e vetë fansave të tyre

Kush janë VIP-at më të pasjellshëm

Kush do ta zëvendësoj?

Adam Levigne braktis “The Voice”


Nga Italia tek Zvicra, të gjithë vuajnë krizën!

Mbushini xhepat plot, për pushime në Europë!

Një nga favoritet për të fituar DWTS

Elhaida Dani zbulon si do t’i shpenzojë 50 mijë eurot

Në garë për drejtor të Teatrit Kombëtar

Rez Veleshnja sulmon Altin Bashën, ka një thirrje për Ramën!

"Mendjemadhe, tu afruam dhe ti..."

Ndjekëset ‘kryqëzojnë’ Arbana Osmanin

Rikthehet në skenë pas arrestimit të bujshëm

Elsa Lila ka një mesazh pak ditë para “Festivalit të Këngës”