MENU
klinika

Makina përfundon në kanal...

Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona

03.09.2022 - 17:52

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Siç duket edhe në pamje, një makinë tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur personat që ndodheshin në mjet.

Mësohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin, pasi është trembur kur një makinë e ka parakaluar.

Kanë qenë banorët e zonës ata që u kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, ndërsa më pas ata janë dërguar në spitain e Fierit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.