MENU
klinika

Mes tyre 2 fëmijë

Aksident në Pogradec, lëndohen 4 pasagjerë

10.09.2022 - 11:56

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 10:45 në rrugën Korçë-Pogradec, ku një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga pranë fshatit Petrushë.

Për pasojë kanë marrë lëndime katër pasagjerët që ndodheshin në veturë.

Uniformat blu bëjnë me dije se mes të lënduarve , të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit janë edhe të fëmijë.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 10.09.2022, rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.