MENU
klinika

I përmendi modeles shqiptare Dubain në spektakël

Ami për komentet e Ermalit: Ai ta thotë troç atë që mendon

23.09.2022 - 09:27

Në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Instagram, Amarda Toska ka folur dhe për ngjarjen më të fundit në të cilën u përfshi bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Amin nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?”

Kjo pyetje duket se i referohet komentit që bëri në “Dance With Me” ndaj Arta Nitaj duke sjellë në vëmendje “Dubai Porta Potty”. Para pak muajsh, modelja u vu në qendër të vëmendjes kur u përfol për një skandal me protagonist Youtuber-in britanik, Teddy Grey e që kishte në qendër udhëtimet e saj në Dubai.

Megjithëse, modelja mohoi me heshtjen e saj përfshirjen në këtë histori, komenti që bëri Ermali, i cili është anëtar jurie në “Dance With Me”, i ka lënë Artës shije të keqe, edhe pse këtë nuk e ka shfaqur në ekran. Në skenë u duk sikur e kaloi me buzëqeshje po ajo ka shpërthyer në të qara në prapaskenë.

“Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.” “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”

Por çfarë thotë Ami pas pyetjes që i bëri ndjekësi dhe që duket se ka të bëjë pikërisht me këtë ngjarje?

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.“, ka shkruar ajo.