MENU
klinika

“Nuk më hyjnë në punë ambasadorët”

Amnistia Fiskale/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Është në favor të Shqipërisë

30.09.2022 - 21:27

Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me amnistinë fiskale, ku deklaroi se Shqipëria ka nevojë pasi ka ekonomi informale, duke shtuar se paratë do të futen në bankë pas pagesë së taksave.

Ngjela: Po të ndalonte importi dhe shiu të sillte energjinë, atij do t’i ndërgohej si vjedhje dhe si krim me energjinë. Kjo është shkelje ligji. Fasha varet nëse do të krizë energjitike dhe do të aplikohet. Ky është një treg i lirë. Ata nuk dinë gjë për tregun e lirë. Nuk zgjidhet në rrugë çmimi i energjisë.

Shqipëria e ka në favor amnistinë fiskale, por nuk dihet se çfarë sjelle në tregun ndërkombëtar. Ka qenë një ekonomik informale me para të padeklaruar dhe bëhet amnisti që të kthehen paratë në treg. Ai i ka në thasë këto para. Ai do të paguajë taksën, dhe pastaj nuk është më para e pisët dhe qëndron në bankë. Ligji amerikan thotë se nuk ke deklaruar 40 milionë dollarë, do të paguash taksa dhe këto do të vendosen në bankë. Këto quhen tani të pastra. Nëse bien në burg dhe i ke marrë në krim, ato rrinë në bankë ti shkon në burg. Sepse ia ka paguar shtetit.

Ngjela shtoi se nuk i hyjnë farë në punë deklaratat e ambasadorëve, por tha se kjo është në favor të Shqipërisë.

Ngjela: S’më hyjnë farë në punë ambasadorët, është në favor të Shqipërisë. Ne kemi ekonomi informale dhe duhen formalizuar. Shuma është shumë e madhe dhe ndoshta BE-së nuk i intereson. Ka shqiptarë shumë këtu që nuk i kanë deklaruar. Ju nuk e njihni ligjin. Kam 3 milionë dollarë dhe nëse paguaj taksën bëhen të pastra. Personi shkon në burg dhe paratë nuk preken, kështu thotë ligji amerikan.