MENU
klinika

Pranga kapitenit e marinarit

Antikontrabanda Detare në Durrës bllokon peshkarexhën ‘Leon’

07.09.2022 - 10:30

Një aksion i strukturës doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës, ka bllokuar mbrëmë një peshkarexhë me 50 mijë litra naftë kontrabandë.

Gjatë intensifikimit të kontrolleve, Antikontrabanda Detare ka ndaluar dhe kontrolluar peshkarexhën ‘Leon’, ku në depot e brendshme të karburantit të saj u gjet dhe u sekuestrua sasia prej rreth 50.000 litrash naftë kontrabandë.

Policia ka arrestuar në flagrancë Shpëtim Canin, 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten, si dhe Roland Canin, 41 vjeç, me detyrë marinar i anijes peshkatore ‘LEON’.

Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t’u hedhur në tregun e brendshëm. Peshkatorja është ankoruar në ish-peshkimin e vjetër ku po i nënshtrohet kontrollit, pranë terminalit të trageteve.

Materialet paraprake janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Në korrik të këtij viti, policia sekuestroi 80 mijë litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port. Anti-kontrabanda detare po vijon kontrollet intensive, duke u fokusuar tek mjetet lundruese.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin