Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji (1 shtator), teksa ajo dhe partneri i saj mirëpritën në jetë vajzën e tyre Zoi.
Së fundmi moderatorja ka publikuar videon e parë të vajzës së saj të vogël që pas lindjes. Në një video në Instastory, ajo shfaqet me Zoin në krah, dhe krahas postimit shkruan: “Më në fund pak paqe.”
Ditën e djeshme moderatorja publikoi gjithashtu disa foto të saj ku dukej në super-formë pas lindjes së fëmijës së saj të tretë.
Arbana pozoi e veshur e tëra me të zeza, teksa kishte kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njëjtës ngjyrë.
Më 1 shtator Arbana lajmëroi se është bërë nënë për herë të tretë dhe ndau foton e parë me Zoin.
“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”- shkroi ajo krahas fotos.
Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.