MENU
klinika

Të kesh partnerin regjisor!

Arbanën do ta shohim edhe pjesë të kinemasë!

29.09.2022 - 11:37

Këtë sezon të ri televiziv përgatituni ta shikoni Arbana Osmanin në një profil ndryshe nga se jeni mësuar.

Ndërkohë që pret të fillojë “Big Brother Vip 2” në dhjetor, moderatorja ka zgjedhur t’i futet aktrimit. Pse jo, në një kohë kur partneri i saj është regjisor.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Arbana me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se do të marrë pjesë në filmin “Sofia.”

Moderastorja ka ndarë disa sekuenca nga xhirimet e filmit ku regjisor është Eduart Grishaj, partneri i saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema,”-shkruan krahas postimit Osmani.

Kujtojmë që kjo eksperiencë e re e Arbanës vjen pasi u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji. Më 1 shtator Arbana lajmëroi se është bërë nënë e një vajze duke ndarë foton e parë me Zoin.

“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi! Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”- shkroi ajo krahas fotos.

Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell.

Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eduart Grishaj zbulon detaje nga marrëdhënia me Arbanën

“Dasmën mund ta bëjmë në Bogë, emri i djalit…”