MENU
klinika

Na surprizoi me deklaratën

Arbnora Ademaj: Netflix do të flasë shqip

20.09.2022 - 11:33

Arbnora Ademaj, aktorja e njohur shqiptare po merr një vëmendje të jashtëzakonshme së fundmi. Ajo tashmë është konkurrente në “Dance With Me”, ku në puntatën e parë të spektaklit të kërcimit dha një lajm të rëndësishëm.

Bukuroshja e cila po merr një vëmendje të madhe në fushën e aktrimit në Turqi, ka thënë se ka anuluar 2 projekte për të qenë pjesë e “Dance With Me”.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli, kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu”, theksoi ajo.

Madje, ajo foli edhe turqisht në skenë. Bukuroshja bëri si fillim një përshëndetje e më pas tha se “në këtë skenë do të bëhet tërmet”.

Arbnora foli paksa edhe për karrierën e saj. Madje, ajo zbuloi se së shpejti Netlifx do të flasë shqip.

“Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix, do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj” – theksoi ajo.

Arbnora Ademaj ka marrë pjesë në serialin e njohur turk “Kirik Hayatlar” dhe menjëherë mori një famë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, suksesi i saj vijon edhe në projekte të tjera e jo vetëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende nuk kanë zbuluar arsyjen pse...

Aktorja e serialit “Kuzey Güney” vjen në Kosovë

Ende nuk është zbulur qëllimi i vizitës...

Aktorja turke viziton memorialin “Adem Jashari”