MENU
klinika

Moti i keq në Shqipëri

ARRSH: Ja zonat më problematike gjatë 24 orëve të fundit

17.09.2022 - 19:34

Raport mbi situatën e krijuar në vend nga moti i keq gjatë 24 orëve të fundit

“Ministria e Infrastruktuës dhe Energjisë, nisur nga parashikimet e motit, të cilat raportonin për një përkeqësim të situatës përgjatë fundjavës, veçanërisht ditës së shtunë, ka vendosur në gatishmëri maksimale të gjitha institucionet dhe agjencitë e varësisë, për t’ju përgjigjur në kohë çdo problematike që mund të shkaktonte moti i keq.Falë masave të marra dhe ndërhyrjeve brenda një kohe të shkurtër nuk janë raportuar problematika të rënda.

ARRSH

RAJONI VERIOR

Janë evidentuar disa problematika në Rajonin Verior ku reshjet e shiut ka qenë me intensitet shumë të lartë. Në sajë të ndëryrjes në kohë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

• I vetmi aks rrugor që pati një bllokim për qarkullimin e mjeteve të rënda është ai Bajram Curri – Kam, ndërkohë që tani në këtë aks vijon normalisht qarkullimi për mjetet e vogla, vetura dhe furgona.

Edhe në segmentin Qafë Mali-Fierzë po vijon puna me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës.

Në qarkun Kukës, në akset Kukës-Krumë, Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec ka probleme në rrëshqitjen e aluvioneve, por pa shkaktuar problem në qarkullimin e automjeteve.

Po kështu edhe në zonë e Pukës ku në disa akse ka pasur rrëshqitje inertesh, por është ndërhyrë menjherë duke mos krijuar probleme në qarkullim.

Në qarkun Shkodër dhe Lezhë raportohen probleme të vogla të cilat në sajë të punës së kontraktorëve, nuk kanë sjellë shqetësime për qarkullimin.

Në segmentin Selcë-Qafë Bordolecit, në vendin e quajtur Gropa Selcës, ka rënie dherash e gurësh nga skarpata. Po punohet me mjete të rënda për pastrimin e karrexhatës.

Në akset Ura Bunës – Muriqan dhe Ura Kirit – Mjedë ka pasur rënie inertesh në rrugë që janë pastruar në vazhdimësi në çdo moment.

Në qarkun Dibër nuk raportohen probleme.

RAJONI QENDROR

Ka prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në zonën Elbasan-Gramsh. Në aksin Elbasan – Qafë Thanë ka pasur vazhdimisht rënie materialesh në rrugë të cilat janë pastruar nga kontraktorët. Nuk ka problematika përsa i përket qarkullimit rrugor.

RAJONI JUGOR.

Gjatë ditës në rajonin jugor ka pasur reshje të dobëta dhe lokale. Nuk ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve përgjatë akseve rrugore.

OST

Për shkak të kushteve atmosferike me erëra të fuqishme, janë rrëzuar dy shtylla betoni të linjës 220 kV, Fier-Rrashbull. Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e shtyllave. Furnizimi me energji elektrike për banorët ka vijuar pa ndërprerje.

OSHEE

Moti i keq dhe me reshje të dendura ka shkaktuar defekte në disa zona të vendit, kryesisht ato rurale dhe malore. Aktualisht janë 51 fidera jashtë pune. 94% e avarive janë shkaktuar në në zona rurale, malore:

Zonat më të prekura janë Kuçova, Fieri, Lushnja dhe Elbasani.

Grupet e punës në terren kanë ndërhyrë duke rikthyer energjinë në 40% të fiderave.

Janë stabilizuar Tirana, Kruja, Lezha, Gjirokastra, Vlora dhe Kukësi.

Në 5 hidrovorë është rikthyer energjia pas punës në terren: Seman, Karavasta, Bellaj (Kabajë), Ças dhe Vilurë (Velipojë).

ë gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë furnizohen normalisht me energji elektrike.

Riparuar linja e tensionit të lartë 35kV Belsh-Peqin.

Po punohet për linjat 35kV Patos dhe Përparim dhe linja në Libofsh-Karavasta.

Brigadat e OSSH-së në të gjithë vendin po punojnë me intesitet të lartë për riparimin e defekteve, pavarësisht vështirësive të motit dhe terrenit.

AKUM

Rreth orës 09:00 për shkak të shkarkimeve atmosferike është dëmtuar transformatori kryesor (tensioni 35/20kv) që furnizon me energji elektrike stacionin e ri të furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit në Fushë Milot. Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur dhe pritet që shumë shpejt situata të normalizohet. Ndërkohë janë kryer njoftimet përkatëse për ndryshimet e orareve të furnizimit me ujë që do të ketë në zonat që mbulohen nga ky stacion pompimi.

PORTI I DURRËSIT

Në Portin e Durrësit nuk ka pasur problematika. Të gjitha Terminalet kanë vijuar punën normalisht. Ka pasur vonesa të vogla në perpunimin doganor si pasojë e luhatjeve të energjisë për shkak të avarive nga moti. Në mëngjes është pezulluar lundrimi për peshkatorët dhe skafet.

HEKURUDHA

Në kilometrin 94+500 perigoni Mjedë – Shkodër, ka pasur rrëshkitje të dheut mbushës të trasesë në gjatësi 5.5 metra në largësi 1 metër nga koka e traversës. Grupet e avarisë kanë shkuar menjeherë në vend dhe kanë nisur punën për riparimin e trasesë.

ALBCONTROLL

Si pasojë e motit ka pasur probleme me radarin e Porto Romanos. U ndoq menjëherë protokolli i parashikuar për raste të tilla dhe në sajë të ndërhyrjes së teknikës u bë e mundur riparimi në kohë rekord dhe tashmë radari është në operim normal”, thuhet në njoftim.