MENU
klinika

Pikat mbi “i”!

Artistja e famshme, e zhgënjyer nga Shqipëria!

04.09.2022 - 11:59

Të gjithë e njohim sopranon e famshme shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka nderuar emrin e Shqipërisë jashtë vendit dhe po korr sukses të madh në karrierën e saj.

Aktiviteti i artistes po zhvillohet jashtë Shqipërisë dhe jo pa arsye; Ermonela është rrëfyer për herë të parë pa dorashka dhe ka treguar se në fakt, në vendin tonë s’të lënë të jesh ‘numri 1’.

Në një intervistë për “Zë me Mirën”, Jaho tregon:

S’e kam thënë ndonjëherë. Unë nuk e di a do më fusnin edhe në kor. Jemi një vend i vogël, me talente. Secili prej nesh ka një talent fantastik. Të gjithë lindin me një talent. Nuk ka vend për të gjithë fatkeqësisht. të gjithë duan të jenë numër 1. Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri 1. Edhe për të vajtur tek ai numri 1, janë gati për t`i pushkatuar të gjithë, për të arritur. Edhe pse ti e sheh, dikush tjetër është më mirë se ty, nuk e pranojmë dot. Edhe nuk e pranojmë dot atë që flet gjuhën tonë. Që kemi ndarë atë bukën me gjalpë apo që jemi ulur bashkë, kemi pirë një kafe. Unë atij nuk ia fal të jetë numri 1. Kjo është logjika jonë. Nuk ta fal”

Megjithatë, Ermonela rrëfeu se e do sërish shumë vendin e saj dhe dëshiron ta shohë Shqipërinë sa më lart.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Foto/ 'Të gjithë kemi një vend...'

Ermonela Jaho prezanton bashkëshortin


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën