MENU
klinika

Reagimi i presidentit

Begaj dënon aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

30.09.2022 - 18:34

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për neksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

Begaj dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, teksa e quan lajm të keq për paqen dhe rendin botëror, veprimin e fundit të Rusisë.

“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.