MENU
klinika

Nuk e dinim...

Bëjeni këtë test në iPhone-in tuaj dhe na tregoni rezultatin!

22.09.2022 - 11:52

Pesëmbëdhjetë vjet që nga dalja në treg e iPhone-it të parë, shumica prej nesh mendojnë se dimë gjithçka për këtë pajisje që tani është bërë një zgjatim i vetes sonë. Por një teknik australian ka zbuluar një truk të fshehtë të iPhone, të cilin pakkush e di.

Shumica prej nesh na është dashur të bëjnë një pamje të ekranit të iPhone për t’i treguar dikujt tjetër diçka që shohim. Ajo që ne bëjmë është të përpiqemi të tregojmë se ku duhet të përqendrojë vëmendjen e tij duke vizatuar një rreth ose shigjetë të kuqe.

Sigurisht, ata që e kanë bërë këtë e dinë se këto forma zakonisht duken sikur janë vizatuar nga një parashkollor.

Epo ka një zgjidhje. Sipas trukut të zbuluar nga Ramal, nëse në momentin që vizatoni rrethin në ekran, nuk ia hiqni gishtin, por vazhdoni të shtypni për pak kohë në të njëjtin vend, atëherë automatikisht rrethi i shtrembër që keni vizatuar kthehet në një rreth të plotë të rrumbullakët.

E njëjta gjë është e vërtetë nëse vizatoni një shigjetë ose ndonjë formë tjetër. Vetëm mos harroni të mos e hiqni fare gishtin nga ekrani kur të keni mbaruar vizatimin e formës.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!