MENU
klinika

“Kimon”, “Newarchus” dhe “Formion”

‘Bishat’ e reja që do t’i shtohen marinës greke

28.09.2022 - 11:19

Tre fregatat e reja greke “FDI HN (Belharra) të Marinës Detare kanë marrë emra pas një mbledhjeje plenare të Këshillit të Lartë Detar.

Siç është paralajmëruar, e para nga fregatat Belharra, e ndërtuar në kantierin detar të Naval Group në Lorient të Francës, do të quhet “Kimon”, e dyta “Newarchus” dhe e treta “Formion”.

Dy fregatat e para do t’i dorëzohen Marinës në vitin 2025, ndërsa e treta në 2026.

Karakteristikat e Belharra

Fregata FDI HN ka aftësi të vazhdueshme të kontrollit të hapësirës ajrore dhe detare dhe autonomi veprimi në mbështejte të objektivave të mbrojtjes.

Është e pajisur me një radar të avancuar Sea Fire, raketa anti-ajrore Aster 30, një armë 76 mm dhe një sistem rakete RAM 21 për të mbrojtur anijen nga ajri, toka dhe deti.

Njëkohësisht ka sonar Captas-4 si dhe helikopterë anti-nëndetëse MH-60R.

“Arsenali” i FDI HN përfshin raketa Exocet të afta për të goditur objektivat në rreze të gjatë, ndërsa fregata kombinon një mori teknologjish më të fundit të siguruara nga partneriteti i Naval Group me Thales dhe MBDA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN