Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dje një takim urgjent me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë. Ndërsa e ka cilësuar takimin si konstruktiv e pozitiv, ai ka treguar për tri temat që ka diskutuar me Ramën.
Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se tema kanë qenë sulmet kibernetike, kriza me energjisë dhe takimi i Berlinit.
“E para është siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre të fundit që kanë qenë të dëmshme dhe kriminale, ju keni parë që sot kemi themeluar agjencinë kibernetike.
Tema e dytë ka qenë sfida e energjisë në ditët dhe javët në vijim, ju e dini se KEK-u dhe KESH-i bashkëpunojnë ngushtë. Ne gjatë verës ju kemi dhënë atyre energji dhe presim që ta kthejnë gjatë dimrit. Konkretisht e njoftova Ramën që ne jemi të parët në Ballkan që kemi marrë vendim për shpërblim të atyre që kursejnë.
Tema e tretë ka qenë Takimi i Berlinit”, ka deklaruar shkurtimisht kryeministri Kurti.