MENU
klinika

Trazoi një botë të tërë

Çfarë fshihet pas fotos së Khloe Kardashian dhe Michele Morrone

27.09.2022 - 11:13

Një foto e afër midis Michele Morrone dhe Khloe Kardashian gjatë Javës së Modës në Milano, bëri që të gjithë të mendonim se ato mund të ishin çifti më i ri në showbiz.

Ylli i “The Kardashians” dhe aktori i “365 Ditëve” u kapën mat disa herë duke biseduar në shfaqjen e modës “Ciao, Kim” të Kim Kardashian në bashkëpunim me Dolce & Gabbana.

Ndonëse afrimiteti i tyre linte vend për hamendësime, së fundmi burime për TMZ-në kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një lidhje midis dyshes.

Një përfaqësues i yllit të ‘365 Days’ tha për TMZ se Khloe dhe Michele u takuan për herë të parë kur ishin të dy të pranishëm fundjavën që lam pas në sfilatën e modës së Kim Kardashian me Dolce & Gabbana.

Sipas të njëjtit burim kishte qenë D&G që i kishte kërkuar atij dhe Kardashian të bënin një foto së bashku. Më tej Michele ishte ndarë me përshtypjet më të mira për bashkëthemeluesen e “Good American”, por vetëm kaq.

Më herët pas fotos së shumë komentuar reagoi edhe ish-partneri me të vcilin Khloe ka dy fëmijë, Tristian Thampson.

Lojtari i NBA-së, shkrepi një selfie teksa po stërvitej pa bluzë në palestrën e tij dhe e postoi atë në InstaStory, duke shkruar,

“Mëngjesi i së dielës, i mbyllur brenda. Be bless”.