MENU
klinika

Pamjet e tyre të përqafuar në rrugë bënë xhiron e rrjetit

Çfarë i bëri bashkë Era Istrefin me Don Xhonin

27.09.2022 - 11:23

Një video e dy artistëve, Era Istrefi dhe Don Xhoni, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Teksa nuk ishin përfolur kurrë për një bashkëpunim muzikor, Era dhe Don Xhoni, u panë pas një makine në rrugë duke biseduar dhe duke u përqafuar. Ndërsa në rrjet u tha se dyshja janë takuar në Prishtinë, në orët e vona.

Tanimë vetë artistët kanë bërë të ditur arsyen e takimit të tyre të shumëpërfolur. Era dhe Don Xhoni kanë lajmëruar përmes një postimi në Instagram se do të sjellin një bashkëpunim së bashku, që do të publikohet të enjten në orën 23:59.

Era do të publikonte gjithashtu një bashkëpunim me Mozzik, i cilu i anulua.

Sa i përket jetës së tyre private, Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

Nga ana tjetër Era Istrefi, e cila është shumë e rezervuar sa i përket jetës personale, u pyet disa kohë më parë nëse është në një lidhje.

“E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single”- tha Era Istrefi, duke u ngacmuar përsëri nga Romeo, i cili tha: “Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?”

Por këngëtarja e mohoi duke thënë: “Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie.”

Në mediat rozë, vitin e kaluar u përhapën lajmet se këngëtarja kishte nisur lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni shqiptar. Sipas raportimeve Era Istrefi ishte parë në disa ambiente në Tiranë nën shoqërinë e partnerit ndërsa po qëndronte në jug në resortin ku jeton i dashuri. Ndërkohë rreth këtyre thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Era Istrefit.