MENU
klinika

U përfolën për një lidhje dashurie

Çfarë ka për të thënë Ron Zaiti për Semin!

18.09.2022 - 10:27

Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti u përfolën për një kohë të gjatë për një lidhje me njëri-tjetrin, që pas bashkëpunimit që sollën.

Mirëpo së fundmi Ron Zaiti ka zhvilluar një ‘ask me a question’ në Instagram, ku sigurisht nuk mund të mungonte një pyetje për Semin.

Dikush e pyet: “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”

Por ja si u përgjigjj Roni:

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”.

Kujtojmë se Semi ka qenë në një marrëdhënie 8-vjeçare me këngëtarin Bojken Lako.

Më herët, në “BBV” ajo pohoi se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. ”Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj.

Raporti mes tyre është diskutuar shpesh, ku ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurtë për atë që po bënin.

“Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i thoja jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ishte dashuria ime e parë”

Semi Jaupaj flet për Bojken Lakon


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain