Miqtë e Svetlana, ruses që hyri në bazën ushtarake në Gramsh, vazhdojnë të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, se ajo është e pafajshme si dhe kërkojnë para për të paguar avokatin.
“Ne jemi në kontakt me avokatin e Lanës, Isuf Shehu po merrem me çështjen. Me miqtë e Lanës, arritëm të bënim pagesën e parë të avokatit, kanë qenë një ndihmë e madhe. Kemi vendosur të krijojmë një fond globalisht, na duhen para për avokatin. Platforma gofundme na ka bllokuar 4 mijë eurot që u mblodhën,” – u shpreh Maria Passer.
Ajo hedh poshtë lajmet se po bashkëpunojnë më mediat në Shqipëri. Passer thotë se është e vetmja mënyre për ata që të thonë anën tyre të historisë.
“Kemi vendosur të ndihmojmë Lanën, unë dhe disa miqtë e saj dhe një ndër gjërat që po bëjmë është komunikimi me mediat. Ne kemi kontaktuar dhe me media të huaja, si ruset dhe të tjera. Ne e dimë që nuk është spiune, nuk e meriton të dënohet për diçka të tillë,” – u shpreh ajo.
Ata besojnë se shumë shpejt mikja e tyre do të lirohet dhe së bashku të vazhdojnë të bëjnë atë që dashurojnë më së shumti.