MENU
klinika

Video

Çfarë zbuloi Flor Mumajesi në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

26.09.2022 - 11:58

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan mbrëmë dashurinë e tyre në martesë. Mirëpo një vëmendje të madhe mori pikërisht fustani i nusërisë por edhe performancat që u dhuruan në dasmë.

Armina mori një vëmendje super të madhe teksa kërcente vallen e Tropojës, të cilën në fakt e qau.

Ajo u vesh me kostum popullor dhe kërceu tamam si një profesioniste.

Ndërkohë, Mimoza Mevlani, mamaja e Arminës ka dhuruar një spektakël të vërtetë. Ajo ka marrë mikrofonin e ka dhuruar një performancë mjaft të bukur.

Edhe Liri Berisha kërceu nën ritmet e këngës popullore. I ftuar ishte edhe këngëtari Flori Mumajesi i cili tha ndër të tjera se Shkëlzeni i thërret Arminës ‘topoxhixho”.

Pas kërcimit të parë të Arminës dhe Shkëlzenit, fjalën e mbajti ish-kryeministri Sali Berisha.

“Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre. “-tha ndër të tjera Berisha.

Mirëpo, gazetari i njohur Arben Mevlani mbajti një fjalim mjaft emocionues në dasmën e të bijës.

Gazetari uroi lumturi për dyshen si dhe theksoi se nuk e kishte ditur kurrë që do të bëhej krushk me Sali Berishën.

“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë s’e dija.”- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas gati 10 vitesh histori dashurie

Martohet sot Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha!