MENU
klinika

Detajet

Degradon sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun

25.09.2022 - 13:07

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta me një 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi, ndërsa sipas policisë autori është vënë në pranga, ndërsa i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari Enrik Mehmeti mëson se autori i ngjarjes është Qirjako Hita.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier