MENU
klinika

Nëpërmjet rrjetit social Instagram

Dua Lipa reagon për abuzimin e 11-vjeçares në Kosovë

02.09.2022 - 10:39

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është gjithnjë në qendër të vëmendjes! Së fundmi, ajo ka bërë një reagim për ngjarjen e rëndë ku një 11-vjeçare u abuzua në Kosovë nga 5 persona.

Dua ka publikuar një foto në “story” , ku në pankarta shkruhej: “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Drejtësi”, “Rrugë të sigurta”, “Gra të armatosura”.

Dy protesta u zhvilluan në Kosovë dhe Shqipëri, ku shumë qytetarë të thjeshtë dhe personazhe VIP dolën në sheshe dhe protestuan.

Shumë personazhe kanë reaguar në rrjete sociale, ku një ndër ta ka qenë edhe Dafina Zeqiri.

Dafina ka bërë disa reagime në Instagram, ku ndër të tjera shkruan: Na duhen emrat. Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të të pestë atyre (autorëve).

Gjithashtu, ajo ka publikuar edhe foton e njërit prej të dyshuarve për përdhunim, Ekrem Rexhepit.

“Kjo duhet të ndryshojë tani! Emrat duhen me u bo publike. Përgjithmonë! Një shenj pëer ton jetën me ja lon përdhunuesve!”

“Unë mendoj që duhet mi dënu përdhunuesit njësoj si vrasësit. Minimumi 15 vite! Mendimi jem! Çfarë dallimi kanë? Tregom”? – shkruan Dafina.

Por Dafina reagoi sërish në rrjete sociale.

“TikTok është një platformë vërtet e rrezikshme për fëmijët”, ka shkruar ajo.

Artistja ka publikuar edhe një video në TikTok ku shfaqet duke qarë dhe dëgjohet teksa thotë: “Po bëhem nervoz. Këto janë çështje shumë serioze”, thotë ajo teksa shton se nuk e ka pritur që njerëzit të paragjykojnë ngjarjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN