MENU
klinika

Pati kontakt me rrymën elektrike

E rëndë në Berat, humb jetën gjatë mesnatës 71-vjeçarja!

01.09.2022 - 12:05

Një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në Berat. E moshuara është gjetur nga familjarët ndërsa dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngajrja ka ndodhur rreth mesnatës, në fshatin Goriçan të Beratit .Sipas banorëve të fshatit, e moshuara Shaqe Domi jetonte vetëm në banesën e saj pasi fëmijët i kishte jashtë vendit. Për të kujdesej shpesh kunati, i cili nuk ndodhej atë moment në banesën e viktimës. Kur u kthye në banesë për të përshëndetur e gjeti të shtrirë në tokë me dorën në prizë.

Vijon puna për hetime të tjera rreth ngjarjes,