MENU
klinika

“Zhgënjeva njerëzit rreth vetes”

Eminem flet për momentin e mbidozës kur desh humbi jetën

11.09.2022 - 11:45

Edhe reperi Marshall Mathers, i njohur nga të gjithë si Eminem, e ka pasur një periudhë të errët në jetën e tij.

Dikur, ai ishte në gjendje agonie dhe nuk po jepte më të mirën në muzikë. Konsumonte lëndë narkotike dhe një herë desh humbi jetën.

49-vjeçari ka treguar se ishte në luftë me varësinë ndaj drogës kur u shtrua në spital në Dhjetor të vitit 2007, pas një mbidoze metadon.

Reperi ka treguar se i është dashur kohë që truri i tij të funksiononte sërish.

Eminem u shtrua në rehabilitim të Prill të vitit 2008, ndërsa mjekët testuan medikamente për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes së tij.

Reperi pranoi në një intervistë për “Vulture” në vitin 2017, se muzika që ai krijoi ndërsa po luftonte me varësinë nuk ishte më e mira e tij. Njerëzit mendonin se ai i kishte shkaktuar vetes dëmtim të trurit, pasi këngët e tij nuk ishin aty ku duhej.

Fansat kishin pritshmëri më të larta për reperin, i cili mezi po dilte nga gjendja e tij.

Njerëzit ishin të zhgënjyer me Marshall Mathers, pasi deri atë kohë ai kishte dhënë më të mirën e tij, ndërsa tani as nuk i afrohej talentit që më herët kishte treguar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albumi i ri ishte surprizë

Eminem, “Kamikaze” i hip-hopit


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën