MENU
klinika

Transportoi dy prej viktimave

Emri i Jeton Lamit del edhe në masakrën e Fushë Krujës

14.09.2022 - 13:08

Agjenti i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte dhe informonte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, ka dalë në pah edhe në masakën e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Jeton Lami ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga restoranti ku drekuan pak orë para se të ekzekutoheshin “….” tek një servis në fshatin Larushk.

“…në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre me të cilën kishin ardhur nga Fushë-Kuqja.

Dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, në kamerat e servisit nuk dallohet.

Por më pas nga kërkimet operative, është zbuluar se është pikërisht Jeton Lami, oficeri i policisë që bërë transportin…”- tha një burim pranë grupin të hetimit për Ora Neës.

Policia dhe prokuroria e Krujës, po shikojnë mundësinë e marrjes në pyetje të oficerit për rolin e tij në ngjarjen ku mbetën të vrarë tre të rinjtë.

Marrja e tij në pyetje pritet të realizohet javën e ardhshme, ku Jeton Lamit do ti kërkohen shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes ku mbeti i vrarë kushëriri i Ervis Martinajt.

Oficeri, ashtu edhe si në rastin e Ervis Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej disa javësh, është personi i fundit me të cilin janë parë tre viktimat.

Intinerari i 3 viktimave të Fushë Krujës

Ata kanë drekuar fillimisht së bashku në zonën e Fushë Krujës dhe më pas janë nisur drejt një servisi në Tapizë ku kishin çuar makinën për ta rregulluar.

Mjetin e tyre kanë lënë makinën e tyre pas drekës dhe kanë shkuar te servisi me një makinë tjetër të shoqëruar edhe me një mik të tyre dhe kanë qëndruar në pritje për rreth 30 minuta.

Në dëshminë e tij punonjësii i servisit ka treguar se i ka thënë viktimave se nuk kishte mbaruar punë me makinën dhe i duhej akoma më shumë kohë.

“Kanë ardhur dhe janë interesuar për makinën. Unë ju kërkova më shumë kohë dhe ata u larguan” ka thënë ai.

Kështu, që të tre janë rikthyer sërish në Fushë Krujë, te vendi ku kanë drekuar, kanë marrë makinën e tyre tip “Passat” dhe janë larguar, drejt mbikalimit, aty ku janë gjendur përballë breshërisë së plumbave.

Qëndrimi i viktimave te servisi në zonën e Tapizës është edhe momenti i fundit ku ata shfaqen në kamerat e sigurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH

Gjykata jep masën e sigurisë për Nikoll Sherrnikun

Misteri i makinave dhe ‘killerat’ e arratisur

Çfarë zbuloi policia për atentatin në Fushë Krujë