MENU
klinika

Abakarov pasi u shpall kampion bote

“Ëndërr e bërë realitet për këtë vend të bukur”

17.09.2022 - 23:08

Një ëndërr që bëhet realitet. Kështu e përshkruan Zelimkhan Abakarov fitoren e titullit Kampion Bote në mundje duke përfaqësuar Shqipërinë në Botërorin që po zhvillohet në Beograd.

Mundësi 29-vjeçar i lindur në Dagestan, prej fillimit të këtij viti përfaqëson Shqipërinë dhe sot i dha ngjyrave kuqezi medaljen e artë historike.

“Kjo fitore është me këdo që ka qenë me ne dhe jam shumë i lumtur sonte, pasi për mua është një ëndërr që bëhet realitet”, u shpreh Abakarov pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm, për të cilin kishte dhënë sinjale prej kohësh pasi më parë ka fituar të artën edhe në Lojërat Mesdhetare.

Një ëndërr të realizuar për të cilën ai ka falënderuar ata që insistuan që mundësi çeçen, të arrinte të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe për herë të parë të mund të tregonte vlerat e tij në skenat më të rëndësishme të këtij sporti.

“Kjo ëndërr u bë realitet nga njerëzit të cilët deshën që unë të përfaqësoja këtë vend të bukur. Faleminderit Federatës dhe presidentit Sahit Prireni”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vetëm 5 minuta për të kuptuar rastin e mashtrimit

Usain Bolt në mes të katër rrugëve…

Humb përballjet ndaj United për Europa League...

Dembélé do t’i mungojë 5 javë Barçës

Mësoni datat dhe oraret kur do të luhen përballjet!

Dy miqësore me Italinë për Kombëtaren U-17

Tani rinovimi me Milanin është shumë larg…

Rafael Leao, klauzola ‘nyja gordiane’

Mesfushori maroken ka zbarkuar në Paris...

PSG pranë ‘grushtit të shtetit’ me Ziyech