MENU
klinika

Epike!

Kë ka zgjedhur Kanye West si foto profili në Instagram

29.09.2022 - 11:39

Tentativat e Kanye West për t’u rikthyer me Kim Kardashian nuk kanë kursyer as ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner.

Nëse do t’i hidhni një sy profilit zyrtar të reperit në Instagram do të shikoni që ai ka vendosur si foto profili mamanë e Kimit.

Jo vetëm kaq! Kanye i ka kushtuar edhe një story ku shkruan:

“E postova Kris me mendimin e paqes dhe respektit. Le ta ndryshojmë historinë.”

Autori i hitit “Gold Digger” ndiqet nga më shumë se 17 milion ndjekës në Instagram.

Kjo lëvizje e West vjen pas dedikimit që i bëri pronares së “Skims” tre ditë më parë ku e cilësoi si “mbretëreshën e tij”.

Teksa i shprehnte ngushëllimet e tij Britanisë së Madhe për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II, Kanye shkruante se e kuptonte si ndihen, pasi edhe ai ndodhet në të njëjtën situatë.

“Londër, e di si ndihesh. Edhe unë e kam humbur mbretëreshën time,”- duke iu referuar kështu yllit të “The Kardashians”.

Kujtojmë që prej disa ditësh, West po përflitet për një romancë me modelen Candice Swanepoel. Ndonëse asnjëra nga palët nuk ka deklaruar diçka zyrtare, postimet e tyre në Instagram vetëm sa iu japin zë thashethemeve që ekzistojnë.

Sakaq Kardashian, bëri kërkesë për divorc nga West, në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Ish-çifti, i cili u shpallën ligjërisht beqarë në mars të këtij viti. Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë: North, 9, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3.