MENU
klinika

Kriza energjitike

Erdogani nota ironie: Evropa, po shpërndan batanije në Parlament

29.09.2022 - 15:51

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka folur në lidhje me krizën energjitike dhe pasojat e saj në Europë.

E teksa ka komentuar këtë situatë, Erdogan nuk ka kursyer as ironinë. Ai është shprehur se Turqia nuk ka asnjë asnjë problem me gazin, ndërsa me ironi thotë se Europa po merr batanije dhe jorgan në Kuvend.

“Gjithë Europa po mendon “si do ia bëjmë dhe si do ta kalojmë dimrin.” Por me ndihmën e Zotit ne nuk kemi asnjë problem. Shikoni se çfarë po bëjnë ata për të kursyer energji elektrike. Ata në Parlament po shpërndajnë batanije dhe jorganë” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dendias do t’ia bëjë të qartë Shqipërisë"

Mediat greke: Integrimi kalon nga Athina

Mediat greke: Rama nuk mund të shkelë në “dy anije”

Dendias sot vizitë në Tiranë, çështja e detit mund të shkojë në Hagë