MENU
klinika

Ndeshja ndaj Izraelit

Formacionet zyrtare, Shqipëria me Asllanin dhe skemë të re

24.09.2022 - 19:27

Para pak minutash janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të sfidës Izrael – Shqipëri, teksa kuqezinjtë e Rejës do të rreshtohen me skemën 4-3-1-2.

Në portë Strakosha, në krahun e djathtë të mbrojtjes Balliu, ndërsa në qendër Ismajli dhe Ajeti. Në të majtë kapiteni Hysaj. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Gjasula, Abrashi dhe Laçi, ndërsa risia është lojtari pas dy sulmuesve.

Nuk do të jetë Bajrami, por Asllani si numër 10. Sulmi do të jetë me dyshen Cikalleshi-Broja, me Uzunin që e nis nga stoli. Portieri Berisha, mbrojtësi Veseli dhe fantazisti Bajrami gjithashtu do e nisin nga stoli kundër Izraelit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN