MENU
klinika

Si do të ishin sot Princesha Diana, Tupac dhe Michael Jackson

Fotografi ‘ringjall’ legjendat përmes inteligjencës artificiale

27.09.2022 - 11:01

Alper Gesiltas, një fotograf dhe avokat që jeton në Stamboll, me ndihmën e inteligjencës artificiale tregon se si do të dukeshin personalitetet e famshme nëse do të ishin gjallë sot. Fotografi, i cili krijoi portretet për një projekt të titulluar “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, tha:

“Me zhvillimin e teknologjisë së AI, u emocionova dhe mendova se “çfarëdo që mund të imagjinohet mund të shihet në realitet”. “Do të doja të ndaja me ju koleksionin e parë të imazheve të projektit tim të bazuar në AI të quajtur “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

“Kur fillova të punoja me teknologjinë, pashë se çfarë mund të bëja dhe mendova se çfarë do të më bënte më të lumtur. Doja të shihja sërish para meje disa nga njerëzit që më mungonin dhe kështu erdhi ky projekt”. Shikoni më poshtë portretet e realizuara nga fotografi: