MENU
klinika

Frymëmarrje qendrës historike

Gjirokastër, rivitalizohet sheshi “Çerçiz Topulli”

27.09.2022 - 10:10

By pass-i i Gjirokastrës do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm në Facebook, duke publikuar edhe video nga punimet.

“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Gjirokastrës, që do të përfundojë në fund të këtij viti e do t’i japë frymëmarrje qendrës historike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Rruga për ndërtimin e këtij projekti u hap në 2020 dhe objektivi kryesor i tij është rivitalizimi i sheshit të Çerçizit dhe ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Çerciz Topulli”, për të akomoduar dhe ndihmuar menaxhimin e rritjes së flukseve turistike, njëkohësisht duke sjellë koherencë në hapësirat urbane pa ndryshuar trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës.

Projekti synon të sjellë lehtësimin e qarkullimit si dhe orientimin e mjeteve që do të sjellin turistë në zonën muzeale të qytetit duke e bërë funksional këtë shesh. Parkimi nëntokësor do të jetë trekatësh dhe do të ketë një kapacitet prej 300 mjetesh. Projekti synon gjithashtu t’i sjellë zonës një aset strategjik për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës turistike, duke ruajtur asetet kombëtare të trashëgimisë kulturore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Monumentet historike në Gjirokastër

Rama: Kalaja e Gjirokastrës me rrugë të re alternative

Ministrja: Të përfundojmë projektin para afatit

Balluku inspekton punimet në bypass-in e Tepelenës


"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!