Ndonëse ribashkimi i tyre dihej prej kohësh, ne ishim në pritje të një fotoje të përbashkët të publikuar nga vetë protagonistët.
Epo, ditën e djeshme Bora Zemani i dha fund pritjes sonë, duke konfirmuar të gjitha lajmet e kohëve të fundit, nga kthimi i saj me Donald Veshajn tek eksperienca e tyre e ardhshme si bashkëprezantues të “Dancing With The Stars”.
Fotoja e çiftit nga studioja e “Më Lër Të Flas” u bë kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale pasditen e djeshme (27 shtator). Të shumtë kanë qenë edhe fansat që janë lumturuar për dyshen e tyre të preferuar, por nuk munguan edhe ato që e shfytëzuan seksionin e komenteve për t’u “hakmarrë” ndaj Beatrix Ramosajt.
Komentuesit e kanë bërë këtë as më pak dhe as më shumë se duke përdorur shprehjet që dikur janë thënë nga këngëtarja.
“Komshinjtë janë duke u çmendur sot,”-shkruan një ndjekës.
“Beatrix është duke i çmendur komëshinjtë në këto momente,”- shkruan një tjetër.
Kujtojmë që kjo ishte një frazë e përdorur nga Ramosaj në një foto të postuar nga Bora Zemani, moment i shkrepur mbrëmjen që bëri bujë të madhe kur zhvilloi takimin me Donald Veshajn në shtëpinë e “Big Brother Vip.”
Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më. Ata kanë marrë një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.
Pas kaq muajsh, Bora dhe Donaldi ndiqen sërish në Instagram dhe ky veprim është marrë gjithashtu si konfirmim i romancës.
Bora e hoqi Donaldin nga lista e ndjekësve gjatë kohës që ai nisi marrëdhënien me Beatrix brenda “BBV”. Jo vetëm Donaldin, ajo hoqi nga lista e ndjekësve edhe dy vëllezërit e tij.
Megjithatë, gjërat mes tyre u rregulluan pas daljes së Donaldit nga reality-shoë dhe romanca ka vazhduar aty ku ishte lënë në mes.