Biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli është gjetur i vdekur në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos. Trupi i viktimës u zbulua pas arrestimit të autorit të dyshuar të krimit, një hotelier 53-vjeçar.
Biznesmeni ndërtimit, banues në Faliraki dhe baba i tre fëmijëve të mitur, ka pasur një takim me hotelierin mbrëmjen e 28 gushtit. Ai kishte shkuar të merrte borxhin që 53-vjeçari i kishte, sipas një marrëveshje që kishin bërë, por fundi ka rezultuar tragjik për të.
Dyshohet se Xhani Topalli është mbytur me litar nga hotelieri dhe ky i fundit është ndihmuar nga i biri për të zhvendosur trupin e pajetë të biznesmenit.
Sipas “Demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me ndërtuesin shqiptar në vitin 2014 dhe kishin një partneritet. Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit të dyshuar, duke rezultuar në një borxh rreth 75 mijë euro.
Mbrëmjen e së dielës, viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit për ti kërkuar borxhin.
Autori pretendon se biznesmeni po i bënte presion për kthimin e lekëve dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit duke i shkaktuar shqetësim.
Mbrëmjen e krimit, siç pretendon 53-vjeçari, autori ka shkuar i dehur në hotel dhe e ka sulmuar atë, e më pas djalin e tij.
“Dola para për të mbrojtur djalin tim nga goditjet e tij dhe kështu nisi sherri mes nesh. I shtyrë nga instinktet, mora një litar dhe ia shtrëngova viktimës në qafë për ta neutralizuar, e shtriva në dysheme dhe ndërroi jetë. Më pas, së bashku me djalin i kam hedhur rrobat e viktimës dhe trupin e kam hedhur në një rrugë të shkretë”, pretendon autori, sipas medies greke.
Njoftimi i policisë:
“Vrasja e 46-vjeçarit shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur, është hetuar nga efektivët e Policisë së Rodos dhe janë identifikuar autorët.
Konkretisht, bëhet fjalë për dy shtetas të moshës 20 dhe 53 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur akuza për vrasje me dashje në bashkëpunim. Mbrëmjen e datës 30 gusht 2022, në Departamentin e Policisë Archangelos u denoncua zhdukja e një 46 vjeçari që në mbrëmjen e 28 gushtit 2022. Gjatë hetimeve të rast më 31 gusht 2022, automjeti i tij u gjet i zhdukur në një zonë rurale.
Më pas, u konstatua përfshirja e dy personave, të cilët në orët e para të mëngjesit të sotëm janë sjellë në komisariat dhe kanë përshkruar me detaje aktin e tyre, duke treguar vendin e vrasjes, si dhe vendin ku kanë transportuar dhe fshehur trupin e 46-vjeçarit.
Më në detaje, mbrëmjen e 28 gushtit 2022, 46-vjeçari ka shkuar në një takim me autorët, të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes tyre janë grindur dhe e kanë vrarë. Më pas, për të mbuluar aktin e tyre, kanë lëvizur mjetin e 46-vjeçarit në një zonë rurale dhe trupin e tij në një vend të dytë ku e kanë fshehur.
Trupi i pajetë u gjet, u është kërkuar ekspertiza mjeko-ligjore.”
“Demokratika” informon se 46-vjeçari është parë në një kamerë sigurie në kioskë në orën 22:28 të së dielës duke blerë cigare dhe duke folur në celular me një të panjohur.
Hetuesit kanë marrë gjurmët e gishtave makinës së 46-vjeçarit, tip Honda CRV 4×4, ngjyrë blu, e cila është gjetur me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies në një pikë pranë mermerëve të zonës.
Tashmë ka nisur procesi i ekzaminimit të ADN-së së mbledhur brenda makinës së viktimës.
Deklarata e dhënë nga një ushtarak, i cili ka parë makinën e viktimës dhe dy persona të tjerë në të në vendin e ngjarjes ku është gjetur e braktisur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, 29 gusht 2022, bëhet më e besueshme.
46-vjeçari kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të merrte borxhet nga biznesmenë të ndryshëm. Ai ka pasur një takim me hotelierin mbrëmjen e së dielës, por për hetuesit autori tha në dëshminë e parë se takimi ishte anuluar.