Më 13 shtator Partia e Lirisë ka njoftuar protestën tek Inceneratori i Tiranës, ose siç është shprehur vetë Ilir Meta, tek vendi i krimit.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë fton të gjithë qytetarët që ndihen të vjedhur t’i bashkohen protestës.
“Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës”, shkruan Meta, ndërsa publikon edhe videon.
Postimi i Ilir Metes
NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!
Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë.
Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.
Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!