MENU
klinika

Akuzat ish-presidentit...

Ilir Meta: Në këtë planet, nuk kam bërë kurrë shkelje ligji!

29.09.2022 - 21:17

Ilir Meta deklaron se nuk ka shkelur kurrë asnjë ligj në jetën e tij, prandaj thotë se nuk i trembet një thirrjeje nga SPAK.

“Në këtë planet nuk kam bërë kurrë shkelje ligji, në një planet tjetër nuk mbaj mend të kem qenë, SPAK të bëjë punën e tij. Çdo thirrje që do më bëhet do i përgjigjem me disponibilitetin më të madh dhe çdo pyetje që do më bëjnë përgjigjen do ua bëj publike, se ça përfaqëson ai sistem drejtësie besoj se e shohin të gjithë”, tha Meta.

Meta komentoi edhe çështjen në Gjykatën e Tiranës sa i përket drejtimit të Partisë Demokratike duke vlerësuar lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të partisë. Meta nënvizoi se lëvizjet e Bashës ka qenë të koordinuara me ato të kryeministrit Edi Rama duke dëmtuar të gjithë opozitën
“Ne kemi ndjekur një proces të hapur dhe transparent të zotit Berisha që u quajt foltore. Kemi një festë të tyre që ndodhi në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar. Kemi edhe disa ngjarje si 8 Janari apo kongresin me 2 mijë karrige dhe 5 mijë delegatë. Kemi edhe një dekret të 6 marsit që tregoi se kush është PD në të vërtetë. Ne kemi një shembull, bastion më i fortë i PD në Shqipëri është Shkodra që është qyteti më i madh dhe më demokratik.

Nëse shikojmë raportin e forcave atje është 4 me 1. Kështu që ky është një debat i ezauruar. A mund të ishin bërë më shumë përpjekje nga Berisha për të afruar më shumë persona? Mendoj që po, në çdo kohë mund të bëhet më shumë”, u shpreh Meta.