MENU
klinika

"Qytetarëve t’u legalizohen pa pagesë"

Ilir Meta paralajmëron depozitimin e projektligjit të ri për ndërtimet pa leje

28.09.2022 - 14:09

Kreu i Partise se Lirise ka paralajmeruar depozitimin ne Kuvend te nje projektligji qe parashikon legalizimin dhe pa pagese te ndertimeve pa lejen te kryera nga qytetaret deri me tani.

Ilir Meta: Ndërtimet pa leje që paskan cuditur kryeministrin aktual. Ai e ka syrin pishë dhe për të parë kotecin e të moshuarës në Nartë e për t’i treguar burgun një 82 vjecare. Për të parë dhe avllitë e banorëve, dritaret që rregullohen pa leje, por nuk i punojnë sytë në gradacielat ku vete pi kafe cdo ditë apo merr pjesë nëpër work shop për të prezantuar arritjet e qeverisë. Ato nuk i shikon dot.

Prandaj PL është e vendosur t’i japë fund kësaj loje që bëhet me qytetarët sa i takon marrjes peng të tyre përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pastaj pengmarrjes për arsye elektorale, korruptive, që u bëhet sipërmarrësve të ndryshëm.

Pas 10 vitesh nuk mund ti ankohet askjt për gjithcka ka ndodhur pa leje se është lojë që nuk funksionon.

Do depozitoojmë një ligj për legalizimet që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot sa i takon qytetarëve të legalizohen e të bëhen pa pagesë përvec atyre që janë ndërtuar mbi vepra të infrastrukturës publike, pra ujesjellesa apo kanalizive apo vepra te tjera, ne menyre që qytetarët të shpëtojnë nje here e mire nga makthi i presionit dhe i shantazhit, nga shteti i tyre dhe nga patronazhistët e Rilindjes për këtë problem, që e ata kanë e per te cilen përgjegjëisne e ka vetë shteti.

Nderkohe qe duhet te jete e qarte se kush nderton pa leje pas kesaj date nuk do kete me legalizim por keto objekte do shemben pa asnje dileme dhe pa asnje kompensim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN