MENU
klinika

Kreu i FIFA-s në Tiranë

Infantino viziton “Air Albania”, takim edhe me Ramën

29.09.2022 - 17:08

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbërritur sot në vendin tonë në një vizitë zyrtare për të inauguruar hapjen e kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit” ku janë dhe zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Infantino, si fillim ka vizituar impiantin “Air Albania”, duke parë nga afër stadiumin në kryeqytet i cili priti finalen e parë në histori të Conference League. Më pas, i shoqëruar nga presidenti Duka, ai u prit në një takim nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Infantino do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit, në këtë vizitë në vendin tonë që përkon gjithashtu me turin e tij të kandidimit për t’u rizgjedhur president i FIFA-s në marsin e vitit 2023. Në të ceremoni do të marrë pjesë edhe Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi tregon amanetin e të atit

Broja: Në fillim nuk më donin te Kombëtarja