Ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano është shfaqur në një video në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole.
Video është bërë para se ai të shkarkohej nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë, duke thënë se 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionet e policisë
Nano: Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 … Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë.
Ai në video dëgjohet të thotë se ka një reformë në drejtësi që po vazhdon, ndërsa përmendet edhe Vettingu në polici.
Nano: Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse në qofte se një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit.
Pjesa e fjalës se Nanos gjendet në reportazhin e titulluar “Shqipëria: ish-diktatura staliniste është bërë perla e re e Adriatikut”.