MENU
klinika

Kur e ka në plan dasmën?

“Je akoma e martuar?”, Armina Mevlani i përgjigjet ndjekësit

05.09.2022 - 12:50

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here i jep mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Edhe këtë të dielë, ajo nuk ka nguruar të bëjë një bisedë virtuale me ta. Si gjithmonë, pyetjet kanë qenë të shumta, por më shumë vëmendje ka tërhequr njëra që lidhet me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha.

E pyetur nëse është akoma e martuar, Armina ka thënë që nuk ka lidhur ende kurorë. Ajo ka sqaruar se ka 9 vite e lidhur me Zenin dhe 3 vite e fejuar.

“Nuk jam e martuar ende, kam 9 vite e lidhur dhe 3 e fejuar”, ka shkruar blogerja në Instastory.

Kujtojmë që dikur në një intervistë, Armina bëri të ditur se planet për martesë ia shtyu pandemia e Covid-19. Kështu janë detyruar që dasmën ta bëjnë në të ardhmen.