MENU
klinika

"Deklaratë provokuese"

Kërcënimi i Erdoganit, reagon Greqia

04.09.2022 - 10:12

Athina i është përgjigjur deklaratave të Presidentit turk, Erdogan. Ministria e Jashtme ka dalë me një njoftim pas deklaratave provokuese të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruajnë mediat greke.

Siç thekson Ministria e Punëve të Jashtme në njoftim, “Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze”, duke theksuar se “do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit”.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze dhe përtej çdo kufiri.

Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.

Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin më të gjerë”.

Më herët, presidenti turk vuri drejtpërdrejt në pikëpyetje sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut, ndërsa pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke bërë përsëri referenca për fatkeqësinë e Azisë së Vogël dhe 1922, shkruajnë mediet greke.

“O grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Ne kemi vetëm një propozim për Greqinë, mos harroni Izmirin ”, tha presidenti turk.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensione Greqi-Turqi/ Deklarata e Erdogan

“Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor”

Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi