Të gjithë e mbajmë mend emisionin e Luana Vjollcës “Shiko Kush Luan”, i cili transmetohej në ekranin e “Top Channel”.
Faqja e “Shiko Kush Luan” në Instagram, e cila kishte mbi 100 mijë ndjekës iu fshi emri i mëparshëm “Shiko Kush Luan” dhe mori emrin e “Dancing with the Stars”. Programi pritet të nisë së shpejti në “Top Channel”, do të sjellë si moderatore Bora Zemanin dhe do të ketë si producente Sara Hoxhën.
Në këtë mënyrë u konfirmua dhe largimi i Luanës nga “Top Channel”.
Ka disa kohë që aludohet për një kalim të Luanës në “Tv Klan” edhe pse tanimë nuk është vetëm një aludim por konfirmim.
Lajmi është konfirmuar nga vetë televizioni dhe duket se programi i ri do të jetë pak a shumë i ngjashëm me “Shiko Kush Luan” pasi kemi sfida mes personave të famshëm.
“Dhe nga një motër, tani bëhemi me dy. Këtë sezon, ekrani i Tv Klan vjen me një ekskluzivitet. Luana Vjollca moderatorja dhe autorja e njohur po përgatit një show të madh televiziv që do të transmetohet çdo të premte për publikun shqiptar. Emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që starton së shpejti”, shkruhet në lajmin që njofton fillimin e programeve të sezonit të ri.
Mesa duket Marina ka dashur që ta ketë pranë motrën e saj edhe në “Tv Klan”