MENU
klinika

"Kemi disa skenarë"

Kriza energjitike/ Rama flet për dimër të vështirë

22.09.2022 - 21:36

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjitike në vend. Sipas kreut të qeverisë, dimri në Shqipëri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Rama deklaroi se sfidat kryesore janë ajo e cmimeve dhe sasia e energjisë së disponueshme.

Rama u shpreh se qeveria ka disa skenarë, duke shprehur vendosmëri për mos rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

Pyetje: Do jetë dimër i frikshëm për Shqipërinë?

Edi Rama: I frikshëm jo, por i vështirë po. Kur them i vështirë kam parasysh që ne duam ta kapërcejmë pa kufizime dhe duam ta kapërcejmë pa prekur çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Ky është një dimër që ka sfidën e çmimeve të larta, por edhe sfidën për sasinë e energjisë së disponoheshe.

Me reshjet e ditëve të fundit kemi disa rikuperime.

Ne kemi disa skenarë dhe jemi të vendosur që të kemi një dimër pa kufizime dhe të kemi një dimër që mos preket çmimi për familjarët dhe bizneset e vogla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë rrezikojnë mbylljen

Kriza energjitike “fik” biznesin!

Ndalimi i gazit rus do shkaktojë kaos ekonomik

Project Syndicate: Dështimi i Gjermanisë në fushën e energjisë