MENU
klinika

'Fashistja’ që mund të bëhet kryeministre e Italisë

Kush është Giorgia Meloni?

25.09.2022 - 11:12

Sot më shumë se 51 milionë italianë i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryeministrin/en e ardhshme të vendit.

Giorigia Meloni është e vetmja grua lider e Partie Politike italiane (Fratelli D’Italia), dhe synon të jetë e para kryeministre femër në historinë e republikanizmit italian.

Sipas sondazheve, Meloni, kryeson me mbi 25% të preferencës së italianëve me Partinë e saj, e koalicioni i qendrës së djathtë me mbi 46.5%. Analistët e politikës italiane janë të dyzuar në atë se çka mund të konfirmojë ky rezultat. Ka që mendojnë se këto shifra janë të ekzagjeruara, e ka të tjerë që komentojnë se fitorja do të jetë më e thellë.

Ajo akuzohet se është mbështetëse e fashizmit musolian, e jo pak herë është sulmuar nga mediat botërore e ato italiane se “do të rikthej fashizmin në Itali.”

Por akuzat “si musoliane”, nuk dolën nga hiçi.

Ishte vitit 1996, kur Giorgia Meloni as 19 vjeç, do të deklaronte publikisht se “Musolini ishte një politikani më i miri në 50 vitet e fundit të Italisë”.

Sot 25 vite pas, Meloni shprehet se “e djathta italiane prej dekadash i ka dorëzuar fashizmin historisë” e në këtë fushatë zgjedhjesh zbret në betejën elektorale me sloganin “Të mbrojmë Italinë” e me një program politike me 25 pika, ku e para prej të cilave është mbrojtja e konceptit të familjes e ndihmës sociale për çdo të sapolindur.

Po kush është Giorga Meloni?

Ajo do mbushë 45 vjeç në janar të 2023. Me profesion gazetare, rritur në një lagje popullore romane, e në politikë qysh prej moshës 15 vjeç, Giorgia Meloni mund të jetë e para Kryeministre femër në historinë e qeverisë italiane. Në librin autobiografik të saj shkruan se “pas atentatit të vrasjes së Paolo Borsellinos nis impenjimin e saj politik për të kontribuar për një të ardhme ndryshe për vendin e saj”.

Më 1996 bëhet drejtuese kombëtare e Aleancës Studentore, lëvizjes së të rinjve në Aleanza Nazionale. Më 2006 në moshën 29 vjeçe, zgjidhet deputete për Aleanza Nazionale.

Më 2016 kandidon për bashkinë e Romës por pa mundur të fitojë, duke merr 20.6% të votave. Në 2017 zgjidhet lider e Partisë Fratelli D’Italia, lëvizje e krijuar në 2014 së bashku me politikanët Ignazo la Russa e Carlo Crosetto.

Më 2020 zgjidhet Kryetare e Partisë Konservatore e Reformatore Europiane ECR Party, e cila përmbledh 40 forca politike europiane.