MENU
klinika

Misteri i krimit mes dy miqve

Kush është i dyshuari me dy emra që i mori jetën 44-vjeçarit

29.09.2022 - 10:05

Një vrasje ka ndodhur në kufirin mes Pukës dhe Vau të Dejës pasditen e 27 shtatorit. Pjetër Gjoka, 44 vjeç nga Lezha ka humbur jetën si shkak i plumbave që mori në trup.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Maltin alis Anton Gjini i dyshuar si autor i kësaj vrasjeje. Fillimisht 44-vjeçari nga Lezha mbeti i plagosur në vendin e quajtur Kaftallë në zonën e Pukës. Pjetër Gjoka u transportua nga dy persona të panjohur nga Kaftalla deri te Qendra Shëndetësore në Vaun e Dejës për t’i dhënë ndihmën e parë 44-vjeçarit.

Dy personat që e sollën deri në Vaun e Dejës është ende e paqartë nëse kishin njohje më përpara me viktimën apo ishin kalimtarë të rastit.

Më pas Pjetër Gjoka për shkak të plagës së rëndë u dërgua drejt spitalit rajonal të Shkodrës për një mjekim më të specializuar. Menjëherë iu nënshtrua një operacioni, por në sallë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, Pjetër Gjoka nuk arriti që t’i mbijetojë plagës duke humbur jetën.

Mësohet se 44-vjeçari ka marrë një plumb në bark, por gjatë rrugës nga Kaftalla e Pukës deri te Qendra Shëndetësore Vau i Dejës dhe më pas në Spitalin Rajonal të Shkodrës, shtetasi Pjetër Gjoka ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku. Policia Vendore e Shkodrës bën të ditur se viktima pasi mbeti i plagosur fillimisht, në Qendrën Shëndetësore të Vau Dejës u paraqit rreth orës 18:00 i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

IDENTIFIKOHET AUTORI

Ajo që dihet deri më tani është se autor i dyshuar është shtetasi Martin Gjini, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Pukës. Policia dyshon se këta dy shtetas kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe pas një konflikti mes tyre ende të paqartë, ka ndodhur edhe vrasja e 44-vjeçarit.

Pas kësaj ngjarje të rëndë shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi Pjetër Gjoka, 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Maltin alias Anton Gjini, 36 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

“Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë”, sqaroi Policia.

Vëllai i viktimës zbardhi ngjarjen

Ka qenë vëllai i viktimës me banim në Lezhë, ai që ka zbardhur autorësinë e ngjarjes së rëndë. Në bazë të kësaj dëshmie, policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 36-vjeçarin me dy emra.

Ende nuk dihen që çuan në sherrin midis viktimës dhe autorit, por ka dyshime se mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për parcelat me kanabis në zonën e thellë malore të fshatit Kaftall.

Është ky fshat vendi i origjinës së viktimës Pjetër Gjoka dhe autorit të dyshuar Maltin alis Anton Gjini, të cilët banojnë në Lezhë. Ka dyshime të forta se me ta ishin edhe vëllai i viktimës, i cili ka treguar edhe autorin e ngjarjes.

Për shkak të terrenit të thellë malor në zonën e Pukës, autori ka mundur të arratiset lehtësisht nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese