MENU
klinika

Aksidenti tragjik në Patra

Kush ishte çifti shqiptar dha frymën e fundit në spital

28.09.2022 - 11:21

Eleni Çakuli dhe Theofilos Karlecis janë dy shqiptarët që ndërruan jetë këtë mëngjes në spitalin e Patrës, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion në autostradën Patra-Pyrgos.

Çifti shqiptar është me origjinë nga Saranda, ndërsa mësohet se jetonin prej vitesh në Amaliadha.

Ata kishin një lokal bar-kafe në Amaliadha.

Eleni Çakuli 44 vjeç dhe Theofilos Karlecis 54 vjeç janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë.

Fqinjët e tyre shprehen të shokuar nga aksidenti tragjik.

Ndërkohë bëhet me dije se ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit, 70-vjeçar nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.

Nga përplasja e fortë, 44-vjecarja ka dalë nga makina dhe ka përfunduar në një cep të rrugës, ku është marrë nga urgjenca për t’u dërguar në spital. Cifti punonte prej vitesh në Amaliada, ku kishin një kafene.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i mbajtur në jetë, Eleni Çakuli dhe Theofilos Karlecis ndërruan jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Patrës.