MENU
klinika

Cilën duhet të përdorni?

Locion trupi vs Krem trupi: Cili është më i mirë për lëkurën?

24.09.2022 - 12:00

Ndërsa kujdesi për lëkurën e fytyrës dhe trupit mund të përfshijë disa hapa në varësi të problematikave dhe llojit të lëkurës, një hap shumë i rëndësishëm dhe i njëjtë për të gjithë mbetet sigurisht, hidratimi!

Sot do të flasim për hidratimin e zonës së qafës dhe pjesës tjetër të trupit. Cili është më i mirë: Locioni apo kremi i trupit?

Çfarë është locioni i trupit?

Një locion trupi është një hidratues i lehtë që zakonisht ka një përmbajtje më të lartë uji sesa një krem trupi. “Locionet priren të ndihen më pak të yndyrshëm dhe të përthithen më shpejt në lëkurë,” shpjegon dr. Shari Sperling, një dermatologe e certifikuar.

Këto lloj hidratuesish janë më të përshtatshëm për lëkurë mikse dhe të yndyrshme pasi kanë më pak gjasa të bllokojnë poret. Ata janë gjithashtu të mirë gjatë stinës së verës, kur lëkura është natyralisht më e hidratuar dhe nuk ka nevojë për një “ushqim” aq të thellë.

Nga ana tjetër, locionet priren të thahen më shpejt, prandaj ndoshta nuk janë zgjidhja më e mirë për lëkurat e thata, veçanërisht gjatë dimrit.

Këto locione aplikohen më së miri çdo ditë, pas dushit, në lëkurë të pastër. Nëse lëkura juaj është ende pak e lagësht, kjo do të ndihmojë në izolimin dhe bllokimin e lagështisë.

Çfarë është kremi i trupit?

Një krem trupi është një version më i trashë dhe më i pasur i një locioni. Është krijuar për të hidratuar dhe ushqyer lëkurën. Përbërësit e zakonshëm në kremrat e trupit përfshijnë vajra dhe gjalpë me bazë bimore, veçanërisht kakao dhe gjalpë shea, si dhe përbërës si ceramidet.

Acidi hialuronik është gjithashtu një përbërës i zakonshëm në kremrat e trupit pasi ndihmon në ruajtjen e niveleve të hidratimit.

Ndërsa të gjitha llojet e lëkurës mund të përdorin kremra për trupin, llojet e lëkurës së thatë do të korrin veçanërisht përfitimet e hidratimit me një produkt më të trashë.

Cilën duhet të përdorni?

Kur vendosni midis një locioni trupi dhe kremit të trupit, merrni parasysh llojin e përgjithshëm të lëkurës tuaj dhe çfarë i nevojitet lëkurës atë ditë. Njëra nuk është domosdoshmërisht më e mirë se tjetra – varet vetëm nga ajo që ka nevojë lëkura juaj, qoftë në përgjithësi apo atë ditë në veçanti.

Burimi: In Style

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN