MENU
klinika

Lekiç duhet të marrë 41 firma të nevojshme

Mali i Zi pritet të mandatojë kryeministrin e ri!

20.09.2022 - 15:38

Miograd Lekiç, pritet të mandatohet për krijimin e qeverisë së re në malin e Zi, një muaj pasi shqiptarit Dritan Abazoviç, nuk u besua në Parlament. Deri tani Lekiç nuk i ka mbledhur 41 firmat e nevojshme dhe shkak është mosmarrëveshja për ndarjen e ministrive.

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi, Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA, janë pajtuar që Miograd Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re.

Megjithatë, ky propozim nuk ka mbledhur 41 nënshkrime, aq sa kanë deputetë këto parti në Parlamentin e Malit të Zi, i cili ka 81 ulëse për deputetë.

Marrëveshja për mandatarin e ri u arrit para se të skadonte afati për një gjë të tillë, në mesnatën e 19 shtatorit, kur presidenti i shtetit Milo Gjukanoviq duhet të propozojë mandatarin për krijimin e Qeverisë, në bazë të propozimit të mbështetur me nënshkrimet e të paktën 41 deputetëve.

Lideri i Frontit Demokratik, ishte i pari që njoftoi se është arritur dakordësi për formimin e Qeverisë së re dhe për mbështetjen për Lekiç.

Por zyrtarët e partisë së shqiptarit Abazoviç nuk kanë nënshkruar ende për mandatarin e propozuar.

Në dy javët e fundit, gjatë tetë takimeve, përfaqësuesit e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA kanë negociuar për ripërtëritjen e aleancës dhe marrjen e pushtetit ekzekutiv. Por, problem në këto negociata ka qenë ndarja e ministrive të Qeverisë së re.
Përpjekjet për një kabinet të ri vijnë pasi Dritan Abazoviçit iu votua mosbesimi në Parlament më 20 gusht, pas 113 ditësh qeverisjeje, për shkak të një marrëveshjeje me kishën Ortodokse serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush pritet të jetë kryeministri i ri

Mal i Zi, marrëveshje në parim për qeverisjen e ardhshme