MENU
klinika

Mitsotakis: Jemi të gatshëm...

Maqedonia e Veriut i kërkon energji Greqisë

14.09.2022 - 12:48

Greqia mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut sa i përket energjisë, linjave energjetike dhe nevojës për diversifikimin e burimeve të energjisë për shkak të infrastrukturës që po zhvillon në hartën energjetike dhe pozicionit të saj, në dobi të sigurisë së këtyre burimeve në Evropën Juglindore ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit me homologun e tij nga Shkupi, në vizitën e tij në Athinë.

Ai gjithashtu përgëzoi Kovaçevskin për Konferencën e parë Ndërqeveritare, Maqedonia e Veriut-BE, faza e parë e bisedimeve të anëtarësimit në BE, dhe ripohoi mbështetjen e Greqisë në këtë proces bazuar në kriteret e vendosura, si respektimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zbatimi konsekuent dhe me mirëbesim i Marrëveshjes së Prespës.

“Ne gjithmonë e kemi mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë. Dhe sigurisht, kjo është veçanërisht e rëndësishme kur flasim për një nga fqinjët më të afërm. Sot kemi dhe një mundësi diskutimi për sfidat e rëndësishme me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për koston në rritje të energjisë. Dua të përsëris se Greqia është e gatshme të mbështesë Maqedoninë e Veriut gjatë këtyre kohërave sfiduese”, tha Mitsotakis.

“Ne kemi bërë shumë përgatitje për periudhën e dimrit.Por me interes dhe me rëndësi të madhe për ne është që lidhjet e ngushta që kemi me Greqinë, veçanërisht në furnizimin me lëndë të parë për prodhimin e energjisë elektrike në objektet tona energjetike, të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë dimrit dhe pranverës së vitit 2023”, u shpreh Kovaçevski.

Takimi mes dy kryeministrave u pasua nga bisedimet mes specialistëve nga delegacionet e dy vendeve , me pjesëmarrjen nga pala greke të ministrit të Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, zv/Ministrit të Jashtëm për Diplomacinë Ekonomike Kostas Fragogiannis, ndërsa nga shteti fqinj , ministri i financave Kreshnik Bekteshi dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Greqi, Lidija Boskovska.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN