MENU
klinika

Një tatuazh ngriti dyshime

Martesa e Victoria dhe David Beckham është në krizë?

28.09.2022 - 11:03

Victoria Beckham ka shqetësuar fansat së fundmi duke ngritur dyshime se martesa e saj me David Beckham mund të jetë në krizë– dhe gjithçka ka të bëjë me atë që duket të jetë një tatuazh që po fshihej.

Fansat e vunë re kyçin e Victoria-s këtë javë kur ajo bëri një tutorial të buzëkuqit të linjës së saj në Instagram, duke vënë në dukje se një pjesë e tatuazhit në kyçin e dorës dukej se ishte zbehur pothuajse plotësisht. Bëhet fjalë për tatuazhin “DB”, inicialet e burrit të saj që ajo ka që nga 10 vjetori i lidhjes së tyre.

Nga video duket se tatuazhi është në proces heqjeje. Edhe pse ende mund të shihen gjurmë e tij – tatuazhi dukshëm është venitur.

Natyrisht, ky është parë si një shkak shqetësimi për disa fansa- kryesisht për shkak të dramës së fundit të tatuazheve të Sylvester Stallone, por publiku mund të jetë duke reaguar në mënyrë të tepruar këtë herë.

Një burim i afërt me çiftin tha për TMZ se nuk ka asnjë problem martesor mes të dyve. Thjesht së fundmi Victoria ka qenë duke hequr disa tatuazhe nga trupi i saj.

Gjithashtu, ajo dhe David u fotografuan javën e kaluar dorë përdore në publik.

Gjithçka ishte shumë zhurmë për asgjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?